×
  • LifeStyle
  • LifeStyle

    Ataku kardiak nuk vjen papritur, 6 shenjat që jep trupi para “goditjes”

    Insajderi
    29 September 2022 - 19:10

    Shenjat që trupi shfaq përpara atakut kardiak. Ndjesia e shtrëngimit në gjoks është një shenjë klasike, por një sulm në zemër mund të vijë pa dhembje kraharori, sidomos te gratë.

    Kërkoni kujdes mjekësor nëse përjetoni një nga simptomat e mëposhtme:

    1 – Marramendje

    Shumica e sulmeve në zemër nuk shkaktojnë humbjen e papritur të vetëdijes, por ato mund të pakësojnë ose të ndërpresin rrjedhjen e gjakut që çon oksigjen në zemër dhe në tru, gjë që mund t’ju bëjë të përjetoni paqartësi.

    2 – Dhembje në pjesën e sipërme të trupit

    Zemra jonë nuk ka shumë mbaresa nervore, kështu që ndonjëherë ndan një rrugë me nervat e pjesëve të tjera të trupit, duke shkaktuar dhembje që ndihen në shpinë, shpatulla, krahë, qafë ose nofull.

    3 – Lodhje e pajustifikuar

    Ndjenja e lodhjes pas një nate pa gjumë ose një dite stresuese është normale, por më shumë se gjysma e grave ndihen të lodhura ose kanë dobësi trupore për më shumë se një muaj përpara se të pësojnë një atak në zemër.

    4 – Djersitje

    Me përjashtim të rasteve kur jeni duke kaluar menopauzën ose keni kryer aktivitet fizik, djersët e ftohta mund të sinjalizojnë një sulm në zemër.

    5 – Të përziera

    Një sulm në zemër mund të shkaktojë të përziera, një situatë e cila ndodh më shpesh te femrat sesa te meshkujt (shumë prej tyre gjithashtu ndihen sikur po preken nga gripi para një sulmi në zemër). Nëse keni të përziera të papritura dhe konstante që nuk vijnë nga ushqimi i konsumuar, duhet të shkoni te mjeku.

    6 – Frymëmarrje e shpeshtë

    Nëse ushtrimet fizike të një ngarkese normale ju duken të papërballueshme, duhet të bëni një vizitë me mjekun. Nëse papritur frymëmarrja ju vështirësohet sikur të ishit duke ngjitur shkallët dhe nuk mund të qetësoheni duhet t’i telefononi urgjencës.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    Lexo edhe...
    OP-ED
    Nga Rubrika
    LifeStyle
    28 March 2024
    LifeStyle
    28 March 2024
    LifeStyle
    27 March 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark