×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Atentat ndaj ish-kryeministrit të këtij vendi

    Insajderi
    03 November 2022 - 16:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ish-kryeministri i Pakistanit, Imrah Khan, është plagosur, pasi është qëlluar me armë zjarri gjatë një proteste që është zhvilluar në vend, shkruan BBC.

    Ish-kryeministri po udhëhiqte një marshim proteste drejt kryeqytetit, Islamabad, për të kërkuar  zgjedhje të parakohshme.

    Sipas raportimeve te deritanishme, një person i armatosur ka qëlluar mbi makinën në të cilën ishte duke hipur ish-kryeministri.

    Nga pamjet e publikuara nga vendi i ngjarjes Khan dhe mbështetësit e tij shihen duke hipur mbi një kontejner transporti të tërhequr nga një kamion përpara se të dëgjohet një shpërthim armësh.

    Z. Khan më pas shihet duke u ulur, ndërsa personat përreth tij përpiqen ta mbulojnë.

    “Kjo ishte një përpjekje për ta vrarë atë, për ta vrarë atë,” i tha ndihmësi i lartë i zotit Khan, Raoof Hasan.

    Ndryhse, kryeministri aktual i Pakistanit, Shehbaz Sharif dënoi të shtënat dhe urdhëroi një hetim të menjëhershëm.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark