×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Atentat ndaj një shqiptari në Gjermani, këto janë detajet nga policia

    Insajderi
    16 November 2022 - 19:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Në Berlin të Gjermanisë një 55-vjeçar shqiptar nga Kosova është qëlluar me armë zjarri këtë të mërkurë në Dolgenseestrasse.

    Mediet gjermane raportojnë se autori ka qëlluar ndaj mjetit tip “Audi” me të cilin po lëvizte shqiptari.

    Pasi e ka qëlluar, autori është arratisur nga vendngjarja, ndërkohë policia gjermane po punon për kapjen e tij.

    Sipas informacioneve 55-vjeçari nga Kosova me iniciale B.Z është qëlluar me plumb në shpatull.

    Autoritetet gjermane kanë dërguar menjëherë shqiptarin në spital, për të marrë ndihmë mjekësore. Sipas policisë në momentin e atenttait nuk ka pasur pasagjerë në mjetin e shqiptarit.

    Ndërkohë mësohet se ngjarja është marrë nën hetim nga departamenti i vrasjeve në Gjermani. Deri më tani policia thotë se ngjarja nuk ka lidhje me klanet kriminale në Gjermani.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark