×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Gazetari nga Shqipëria: Atentati ndaj Kurtit balonë dhe histori e stisur, Prekë Kodra është gjuetar

    Insajderi
    21 September 2022 - 22:30

    Gazetari nga Shqipëria, Artan Hoxha ka thënë se përgatitja e atentatit ndaj kryeministrit Albin Kurti ishte një histori e stisur dhe se Kodra nuk është snajperist.

    Ai tha se i dyshuari për këtë përgatitje të atentatit, Prekë Kodra është vetëm një gjuetar. Hoxha thotë se Kodra nuk është as snajperist dhe nuk ka qenë asnjëherë në forcat speciale të Shqipërisë.

    “Prekë Kodra, i cili banon në perfieri të Shkodrës, u relatua edhe nga mediat shqiptare, si snajperisti më i mirë në Shqipëri.  Kjo për mua është në fund e krye një histori e stisur. Kurti është kryeministri i Kosovës, e pastë jetën e gjatë, nuk ka pas asnjë fije rreziku që i vije nga një shtetas i Shqipërisë.  Personi në fjalë është një gjahtar, kaq. Nuk është as snajperist, nuk ka qenë as në forcat speciale të Shqipërisë”, tha ai në T7.

    Ndërsa Prek Kodra, personi i evidentuar nga antiterrori i Kosovës si përgatitës i planit për atentatit ndaj kryeministrit Albin Kurtit, ka thënë se nuk ka lidhje me Albin Kurti dhe se atë e njoh vetëm nga televizioni.

    Kodra ka shtuar se nuk ka lidhje me askënd në Kosovë për asnjë qëllimi të keq. Ai madje tha se shpikjet e tilla e kanë marrë në qafë atë dhe familjen e tij, shkruan Insajderi.

    “Vetëm po shpikun personat e paidentifikuar për mu. Unë Albin Kurti e njohë përmes TV, unë nuk e njohë dhe nuk kam lidhje me asnjë njeri në Kosovë për asnjë lloj qëllimi të keq. Po më vjen keq që më keni akuzuar po më merrni në qafë mu edhe familjen time, është diçka që nuk më shkon mua”, tha Kodra në Pressing.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark