×
  • Lajme
  • Insajderi

    ATK në aksion të gjerë, grumbullon mijëra euro

    Insajderi
    30 September 2022 - 20:53

    Administrata Tatimore ka vazhduar me aktivitetin e konfiskimit ndaj subjekteve biznesore, të cilët kanë borxhe të papaguara, ku si rezultat janë inkasuar borxhe në vlerën mbi 700 mijë euro.

    Ky aktivitet është realizuar në regjionin e Prishtinës, Ferizajt, Gjakovës, Mitrovicës, Prizrenit dhe Gjilanit.

    Në kuadër të këtij aksioni mbledhësit tatimor, ATK bëri të ditur se ka mbyllur dhe sekuestruar prona të bizneseve për mos pagesë tatimit, ndërsa paralajmëroi se të njëjta aktivitetet të mbledhjes së detyrueshme do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

    “Administrata Tatimore i njofton të gjithë tatimpaguesit që kanë obligime të papaguara, të kontaktojnë Departamentin e Mbledhjes së Detyrueshme dhe të paguajnë detyrimet tatimore, në mënyrë që të mos ballafaqohen me masa të konfiskimit”, thuhet në komunikatën e ATK-së.

    ATK gjithashtu ka ftuar tatimpaguesit që të jenë bashkëpunues në pagesën e borxheve të tyre, si dhe të njoftohen për mundësit që ofron Ligji për Administratën Tatimore dhe Procedurat në pagesën e borxheve tatimore.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark