×
  • Sport
  • Sport

    Atletico Madrid i rikthehet fitores – mposht Valladolidin

    Insajderi
    21 January 2023 - 20:58

    Atletico Madrid ka arritur të rikthehet te fitorja.

    ‘Rojiblancos’ mposhtën 3:0 skuadrën e Real Valladolit.

    Gjatë gjithë takimit ndeshje më te mirë bën vendasit, duke shënuar plot tri herë.

    Serinë e golave e hapi Alvaro Morata.

    Sulmuesi spanjoll shënoi në minutën e 18′ të ndeshjes.

    Në minutën e 23′ ishte Antoine Griezmann ai që dyfishoi rezultatin.

    Kurse për golin e tretë u përkujdes Mario Hermoso pesë minuta më vonë.

    Kështu pjesa e parë u mbyll 3:0 në favor të Atleticos.

    Në pjesën e dytë loja e lojtarëve të Deigo Simeones ishte e qetë dhe nuk prodhoi gola.

    Valladolid në anën tjetër nuk ishin aspak të rrezikshëm për portën e Jan Oblak.

    Nuk duhet harruar që sot debutimin me madrilenët e bëri lojtari i tyre më i ri, Memphis Depay.

    Holandezi luajti 15 minuta, pasi në të 75′ i zuri vendin Alvaro Moratës.

    Me këtë fitore Atletico ndodhen në vendin e katërt me 31 pikë.

    Kurse, Real Valladolid pozicionohen në vendin e 17 me 17 pikë.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark