×
  • Sport
  • Sport

    ATMOSFERA MË E ZJARRTË NË HISTORI TË FUTBOLLIT!? Tifozët argjentinas prodhojnë spektakël në “El Monumental” – Messi me shokë në ‘qiellin e shtatë’

    Insajderi
    24 March 2023 - 01:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Tifozët e Argjentinës kanë krijuar një nga atmosferat më të mira në histori të futbollit.

    Në ndeshjen e parë që nga finalja e Kupës së Botës kundër Francës, ku “La Albiceleste” fituan trofeun e shumë kërkuar në krye me Lionel Messin, sonte Argjentina është rikthyer në aksion me një ndeshje miqësore.

    Ndeshja miqësore kundër Panamas është duke u zhvilluar në një nga stadiumet më të mëdha në botë – El Monumental, me kapacitet prej 83.000 mijë ulësesh.

    Tifozët e pranishëm në stadium, para ndeshjes kanë krijuar një atmosferë të jashtëzakonshme, duke lënë edhe idhullin e tyre, Lionel Messi, të mahnitur nga spektakli.

    Përveç Messit, në video mund të vërehet se edhe lojtarët dhe stafi i Argjentinës, nuk mund t’iu besojnë syve dhe veshëve, se çfarë po ndodh në “El Monumental”.

    VIDEO:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark