×
  • Sport
  • Sport

    Atmosferë katastrofale te Bayern Munich pas humbjes së djeshme – Sadio Mane grushtoi bashkëlojtarin e tij në dhomën e zhveshjes

    Insajderi
    12 April 2023 - 18:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Lojtarët e Bayern Munchen e kanë përjetuar shumë keq disfatën 3-0 kundër Manchester City. Kampionët e Gjermanisë humbën thellë takimin e parë çerekfinal të Champions League ndaj skuadrës së Pep Guardiolës.

    Misioni gjysmëfinale është komplikuar shumë, edhe pse gjermanët nuk dorëzohen kurrë. Gjithsesi, atmosfera në kampin bavarez është shumë e keqe, sidomos pas përplasjes Sadio ManeLeroy Sane.

    Senegalezi e nisi ndeshjen nga stoli. Tuchel vendosi të aktivizonte në minutën e 69’. Mane u kap me Sane gjatë ndeshjes, por edhe pas përfundimit të saj.

    Bild raporton se Mane ka reaguar pas disa fjalëve të lojtarit të kombëtares gjermane në minutën e 83′ dhe e ka goditur me grusht në dhomat e zhveshjes.

    Lojtarët e tjerë dhe stafi teknik i Bayernit ndërhynë menjëherë që situata të mos përkeqësohej. Tani priten masat e drejtuesve gjermanë, të cilët situata të tilla nuk i tolerojnë aspak.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark