×
  • Sport
  • Aktuale

    Audio-incizimi që demanton Eroll Salihun- Prokuroria ka nisur hetimet pas raportimeve të Insportit

    Insajderi
    26 November 2021 - 11:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Gazeta online “Insporti” javë më parë ka publikuar raportin e ish-sekretarit të Përgjithshëm të Federatës të Futbollit të Kosovës, Eroll Salihut. Ai raport është shkruar vetëm për anëtarët e Komitetit Ekzekutiv dhe Kryetarin e FFK-së, Agim Ademi, të cilin redaksia e “Insportit” ekskluzivisht e ka publikuar. Pas publikimit të raportit, gazeta ka publikuar lajmin se kanë filluar hetimet nga prokuroria në lidhje me raportin e Eroll Salihut.

    Ndonëse kemi pritur mbi 48 orë për përgjigje.

    Pas publikimit të raportit në gazetë, Eroll Salihu kishte reaguar nëpërmjet ueb sajtit zyrtar të FFK-së, duke mohuar se e ka shkruar dhe se raportet me Agim Ademin i ka të shkëlqyera, gjë të cilën e ka bërë përsëri pas konfirmimit se kanë filluar hetimet.

    Në këtë reagim të Salihut, shihet një gjuhë jo adekuate për komunikata zyrtare nga një institucion siç është FFK-ja.

    Ai është lëshuar në akuza të pa bazuara dhe pa fakte, duke bërë një lëshim të madh pasi reagimi është lëshuar si komunikate zyrtare e FFK-së.

    Salihu në këtë reagim ka mohuar se kanë filluar hetimet, duke e quajtur shkrimin e gazetës “Insporti” si shpifës.

    Megjithatë, redakisa e “Insportit” ka konfirmimin nga Besim Kelmendi me audio-incizim, të cilin do ta dëgjoni më poshtë dhe njëkohësisht demanton ish-sekretarin e FFK-së.

    “Insporti” po ashtu ka dërguar pyetje nëpërmjet email në Prokurorinë Themelore të Prishtinës, por që nuk ka marrë ndonjë përgjigje.

    Besim Kelmendi mban pozitën e Kryetarit të Këshillit për parandalimin dhe sanksionimin e dhunës te ngjarjet sportive.

    “Insporti” siguroi raportin Top Konfidencial të shkruar nga ish-sekretari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Eroll Salihu rreth skandaleve të prodhuara nga kryetari i FFK-së, Agim Ademi.Në këtë raport të shkruar nga Eroll Salihu, në muajin qershor të këtij viti, pas vendimit për ta shkarkuar, janë të gjitha veprimet autokrate të Agim Ademit, që sipas tij që nga ardhja e tij në krye të FFK-së, ky instituticoni është dëmtuar.

    Në raportin i cili ishte dedikuar për Komitetin Ekzekutiv të FFK-së dhe kryetarin, Agim Ademi, shtjellohen të gjitha problemet brenda Federatës së Futbollit të Kosovës, që prapa tyre sipas Eroll Salihut, qëndron Agim Ademi dhe grupi i tij.

    Ky raport ka gjithsej gjashtë faqe.

    Më poshtë biseda (biseda është zhvilluar më datën 22/11/2021, ora 10:14):

    Gazetari: Alo mirëmëngjesi, po flas me zotëri Besim?

    Besim Kelmendi: Po urdhëroni.

    Gazetari: Jam gazetar nga Insajderi dhe Insporti. Si je, a je mirë?

    Besim Kelmendi: Mirë mirë, gjallë..kryesisht mirë, e ju?

    Gazetari: Mirë qishtu me punë. A mundem me ta bë një pyetje ose dy? Ne si gazetë e kemi publikuar muaj më parë një raport në lidhje me FFK-në, i cili flet për të gjitha keqpërdorimet dhe problemet brenda FFK-së? A keni marrë ndonjë hap?

    Besim Kelmendi: Shiqo, unë nuk punoj si prokuror aty por jam Kryetari i Këshillit për parandalimin dhe sanksionimin e dhunës te ngjarjet sportive, është ai këshilli që ka emrin bazë të ligjit. Edhe ne krejt këto shqetësime dhe shkrimet i dërgojmë kryesisht në prokurori apo polici, varësisht se ku ka nevojë. Por, e di që për shkrimin e juaj e kemi iniciuar rastin në prokurori dhe tash për me marrë më shumë informacion për këtë duhet të t’i drejtoheni, Kujtim Munishit, i cili është kryeprokuror në Prokurorin Themelore të Prishtinës, i cili ju jep informata kthyese.

    Gazetari: Faleminderit shumë.

    Besim Kelmendi: Të lutem, hiç pa merak.

    Lexo edhe...
    OP-ED
    Nga Rubrika
    Insporti
    18 April 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark