×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Audioincizimi ekskluziv – “… o unë kam me të vra ty. Kur*e, lapericë”, kërcënimi brutal i burrit ndaj gruas së tij

    Insajderi
    05 December 2022 - 17:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Gjykata Themelore në Gjakovë ka dënuar me vetëm 6 muaj burgim dhe 600 euro gjobë të dyshuarin Arton Dauti, nga Gjakova i cili ishte akuzuar në gusht të këtij viti për dhunë në familje, më saktë kanosje, përcjellje, keqtrajtim fizik dhe psikologjik ndaj bashkëshortes së tij F.D. E njëjta sipas aktakuzës kishte tentuar të bënte vetëvrasje pas keqtrajtimit e kërcënimeve që ia kishte bërë Dauti. Avokatja e të dëmtuarës ka kërkuar nga Gjykata e Apelit ta rishikojë dënimin, por seanca që është dashur të mbahet sot u shty. Gazeta Insajderi ka siguruar dosjen e këtij rastit dhe incizimet ku e dëmtuara F.D kërcënohet me vrasje nga Arton Dauti

    Me një rast të rëndë të dhunës fizike e psikologjike është përballur një grua nga Gjakova. I dyshuari bashkëshorti i saj, sipas aktakuzës që e ka siguruar Gazeta Insajderi e ka rrahur fizikisht, e ka sharë, fyer e kërcënuar me jetë atë dhe familjarët e saj.

    Ndaj Arton Dautit, Prokuroria Themelore e Gjakovës ka ngritur aktakuzë në gusht të këtij viti. E detajet e aktakuzës e përshkruajnë në detaje se me çka është përballur viktima.

    Në aktakuzën e siguruar nga Gazeta Insajderi, thuhet se e dëmtuara F.D kishte filluar të kishte probleme me Arton Dautin 4-5 muajve pasi ishin njohur.

    “Para 4 viteve, unë me A.D jam njoftuar përmes rrjeteve sociale, ku fillimisht kemi biseduar përmes telefonit-rrjetit. Në fillim të fejesës raportet me A.D i kam pasur shumë të mira, pas 4-5 muajve A.D ka filluar të ndryshoj sjelljen ndaj meje, ku në fillim të nëntorit të vitit 2020 unë kam qenë për vizitën tek familja e A.D, dhe pasi kam qëndruar 3 netë kam kërkuar A.D që të kthehem tek familja ime, A.D fillimisht më ka thënë se: “Unë të dërgoj se kur du unë“, shkruhet në aktakuzën e siguruar nga Gazeta Insajderi.

    Ajo sipas aktakuzës ishte rrahur nga bashkëshorti Arton Dauti.

    Tutje, në aktakuzë shkruhet se të dëmtuarës në vazhdimësi bashkëshorti i saj, që jetonte në Gjermani i kishte kërkuar që të bëj edhe vetëvrasje.

    Ai po ashtu e kishte kërcënuar se do t’ia postoj fotografitë nudo.

    A.D ka kërkuar që mos të dal me askënd, gjatë gjithë kohës më kontrollonte përmes telefonit dhe kërkonte që unë ti raportoja për çdo lëvizje time. Ai më ka thënë se arsyeja se është kurorëzuar me mua është se dëshiron të më bëjë mua vejush, dhe më ka thënë se mua nuk do të më marrë në Gjermani nuk do më bëjë rregullimin e dokumenteve edhe pse unë isha në kurs të gjuhës Gjermane. “Veç nëse do munesh me ardh në të zezën në Gjermani”, pas këtyre fjalëve unë i kam thënë se do ti tregoj familjes sime, pastaj Artoni ka filluar duke më thënë: “Se pse nuk po myt veten, dil prej dritares myte veten, se krejt fotot dhe videot që i kemi bërë së bashku ka mi postu në rrjete sociale” edhe ashtu ka bërë ka postuar një foto timen nudo së bashku me të, unë jam afruar dritares dhe kam dashur që të bëjë vetvrasje dhe këtë veprim timin Artoni e ka parë me video pastaj e ka thirre djalin e axhës, ai më ka ndalur” – shkruhet në aktakuzë.

    Ndonëse e mohon se shkaktoi dhunë ndaj bashkëshortes, F.D deklaron para prokurorisë se Arton Dauti e kishte rrahur me rrip dhe e kishte goditur në stomak, në mënyrë që kjo e fundit të mos mund të gjej fëmijë.

    “Më ka sulmuar duke më goditur në tërë trupin deri sa i është thyer thupra, pastaj unë e kam hequr unazën nga gisht dhe i kam thënë se: “Unë më kurrë nuk kam me qenë me ty, nuk kam me qenë gruja e jote”, më pas Artoni ka heq rrypin nga pantallonat e veta dhe me pjesën e hekurt të rrypit më ka goditur në trup në bark duke me thënë se: “Nuk ke me pas ti kurrë fëmi, nuk kam me të leju kurrë që të martohesh me dikend tjetër” – deklaron F.D, thuhet në aktakuzë.

    Derisa, në deklaratën e Arton Dautit thuhet se ai ka filluar t’i prish raportet me bashkëshorten pasi kjo e fundit kishte abortuar fëmijën me pretekstin se është turp që të mbetet shtatzënë. Por, ai thekson se dyshonte që fëmija nuk ishte i tij.

    “Ne me F.D kam filluar ti keqësoj raportet kur e kam kuptuar se ka mbetur shtatzëne dhe e njëjta e ka abortuar fëmijën dhe më pas më ka treguar mua, unë aty kam filluar të dyshoj që F.D më ka tradhtuar dhe fëmijën nuk e ka pasur me mua dhe për këtë arsye e ka abortuar, pasi ka abortuar fëmijën unë kam biseduar me të përmes telefonit nga Gjermania, dhe F.D më ka thënë se e ka abortuar fëmijën, pasi që sipas saj është turp me mbet shtatzënë para martesës për shkak mentalitetit- rrethit familjar, dhe se abortimin e ka bërë pasi ka pirë tabletë për abort, pas kësaj unë kam dyshuar që arsyeja se pse F.D ka bërë abortimin e fëmijës dhe se ai fëmi nuk ka qenë i imi”- deklaron F.D.

    Tutje, ai para prokurorisë thoshte se pas abortit ai është takuar me të dhe se janë përkeqësuar marrëdhëniet mes familjeve. Por e mohon se ka ushtruar dhunë mbi të dëmtuarën.

    “Pas abortimit unë jam takuar me F.D pas disa ditësh, pastaj gjendja shëndetësore nuk ka qenë e mirë, unë e kam kthyer prapë në shtëpinë e saj pasi që pas abortit të F.D raportet në mes dy familjeve u keqësuan ku babai i F.D kërkonte të holla si dëmshpërblim për prekjen e moralit të familjes, nuk është e vërtetë që unë kam ushtruar dhunë fizike ashtu siç ka deklaruar”.

    Arton Dauti, i lindur në vitin 1990, me datë 16.09.2022 kur është mbajtur shqyrtimi fillestar, ka deklaruar se e pranon fajin.

    Sipas aktakuzës, e dëmtuara nuk e kundërshton pranimin e fajësisë të bërë nga i akuzuari. Ajo i bashkëngjitët ndjekjes penale, si dhe parashtron kërkesë për kompensim dëmi.

    Siç bëhet e ditur në aktakuzë, pasi që i akuzuari ashtu është mbajtës i vetëm i familjes, është në marrëdhënie pune në Gjermani, atje ku jeton, gjykatësi ka propozuar që t’i shqiptojë një dënim sa më të butë.

    Atij iu shqiptua dënimi me gjobë në shumë prej 600 euro si dhe dënimit me burgim në kohëzgjatje prej 180 ditësh.

    E me këtë nuk u pajtua e dëmtuara, bashkëshortja e A.D, F.D.

    Avokatja e të pandehurës F.D – Albana Kelmendi për Gazeta Insajderi ka bërë të ditur se kanë dërguar ankesë në Gjykatën e Apelit.

    Në ankesë pos të tjerash ishte shkruar se: “E dëmtuara ishte kërcënuar me fjalët “do të vi për ditëlindjen tënde me 1 gusht dhe do të vras dy vëllezërit e tu babin tënd, do të vi me 20 veta”. I akuzuari ia kishte kufizuar lirinë e lëvizjes përmes aplikacionit “Find my Iphone”.

    Siç bën të ditur Kelmendi, i njëjti sot kishte seancën e Apelit, por i është shtyrë deri me datën 15.12.2022 në ora 10:30, pasi avokati i të akuzuarit kishte raste të tjera.

    Insajderi sjell ekskluzivisht audioincizimin me kërcënimet që ia kishte bërë bashkëshorti Arton Dauti të dëmtuarës F.D

    Përson 1: O qaj baba yt le të thirrë ai njëherë tani e shohim çka bëj, le të thirrë ai nihere

    Person 2: Je ka më tut

    Person 1: Ai le të thirrë një herë tani e shohim

    Person 2: Eh more allah ku më erdh jeta, kam majt shpresa që ke ndryshu. E ai mixha yt t’u mu lute si fmia, si fmia t’u m’u lutë, paramendo palaki.

    Person 1: O kam me pru punën o kom me jau q* nanen, ja keni me ma q*. O keni me m’dal me më vra, o unë kam me të vra ty, pasha qatë fmi. Une qeta e kam vendos. Sen s’jam t’u pritë veç qet Jo, o zot, o allah. Se keni me pa qysh keni me më njoftë. Se më keni menu që jam i dobtë.

    Person 2; Mos belbo, fol qysh duhet

    Person 1: Keni me pa a jam i poshter a jam i urt

    Person 2: Na të kena zan ty të urtë

    Person 1: Keni menu, që jam Iigë. Keni lu me mu ko*e.

    Person 2: K*qe kena lu na, a?

    Person 1: Kur të nisem për Kosovë vi me 20 vet kam me u nis për anej, pasha qikën prej urës kam me të gjujtë, që mos me pasë shans as në dritare me dale derisa të hi mrena me të vra ty. Le të bahet puna për jo e sheh as nisem a s’nisem”

    Person 2: Hajde morë nisu, nisu

    Person 1: Boni teshat e mia gati, unë po të thom

    Person 2: E jetën që ma ke prish mu, çka mi ke ba jetës tem

    Person 1: Ti nuk guxon me shku me dhanë testin pa mi dhan paret e mia që unë i kam investuar, oj ku*v, oj lapericë, ta q*fsha krejt familjen prej të madhit deri në të voglin. Incizoe, incizoe, ose ki me shku me vllaun tem ose ki me çel telefonin sa herë të thirri, ja kemi me u nda sot.

    Person 2: Sot jepi fund, ngo një minut, kur vjen koha mledhen burrat, e mledhen senet qysh ma ke prish jetën, qatëherë krejt kam me t’i dhanë mos ta nin, qefin kam me ta plotësu. Se për çdo ditë bre, për çdo ditë e për çdo natë jam ka të nij t’u fol në telefon.

    Person 1: Kujt ti s’ja çel. Oj ku*v ku ke me u q*, kush të q*iu.

    Person 2: Unë në shpi tem, a, shpia jem po ma bojkan a?

    Person 1: Se ti e bon edhe me qenin ja kthen kërrkush nuk të q* ma mirë se unë. Ti në hotel ja ke dhanë numrin për me të thirrë të nesrit.

    Person 2: Me pa kanë asi, qitma qata të hotelit, unë 24/7 me ty, veç kqyre pa u nda një sekond, jo, jo o djalë.

    Person 1: Ti telefonin me lanë dhez. Telefoni është i jemi. 24/7 me lan dhezë.

    Person 2: Telefonin e la dhezë po t’i me lujtë me mu nuk të la.

    Person 1: Telefonin me lanë dhez se telefoni është i jemi. As imellë as sen me lanë në tëlefon temin.  Hiqi me numra me krejt, p*i nanës le të dain telefonin du me ma pastru qysh u kanë.

    Person 2: O jo jo, derisa të dalin ty flliqnihanet e tua këtu asnjë sen ska me u fshi,

    Oj me*k, oj lape*ic, unë du me u nda, jam tu e incizu vetën me ditë krejt. Unë ta kom rras ka*in, tri vjet të q*va si pelqen edhe të lash prap a morre vesh, tri vjet të q*va si kurv, të lash si rrë*pi apet.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark