Dy vitet e fundit, përkatësisht sezoni 2020/21 dhe ai i 22-tës, ishin ndër sezonet më sfilitëse në historinë e skuadrës së Barcelonës, ku klubi katalanas i mbylli të gjitha garat duarthatë, gjegjësisht duke mos u lauruar me asnjë trofe me peshë.
Paraqitjet dhe rezultatet e Barcelonës në sezonet e lartëcekuara po bëjnë shumëkë të besojë se aura e katalanasëve po përjeton klimaksin e saj, më saktë fillimin e një fundi. Kjo anipse me timonierin e ri Xavin, blaugranat dhanë sinjale për një rikthim të shkëlqimit të tyre.
Por, kur bëhet fjalë për shkëlqimin e një klubi, Barcelona na ilustron këtë dhe atë hiç më larg se në vitet 2014 – 2015
Kulmi i një epoke të artë
Sezoni 2014-2015 ka qenë sezoni ndër më të suksesshmit të Barcelonës. Kjo falë edhe treshes sulmuese më të mirë në hisotrinë e futbollit: Messi, Suarez dhe Neymar, që me 122 gola dhe 55 asistime ishin përcaktues që blaugranët të fitojnë tripletën.
Në atë sezon, para se të triumfonte në finalen e Champions League, kundër Juventusit, të cilin e mposhti me rezultat 3 me 1, Barcelona ishte shpallë kampion edhe në La Liga dhe kishte triumfuar poashtu edhe në Copa Del Rey.
Ndryshe, Barcelona siguroi vendin e dytë në La Liga Santander këtë sezon, por trajneri Xavi Hernandez e di se vitin e ardhshëm ata duhet të bëjnë shumë më mirë dhe në fakt të konkurrojnë për trofe.
/Insajderi.org