×
Show

Aurela Gaçe flet për rininë e saj: Më quanin të çmendur

Insajderi
11 February 2016 - 09:43
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

Këngëtarja Aurela Gaçe duket të ketë ndjerë nostalgji për kohen e vjetër. Ajo ka postuar në llogarinë e saj Instagram, disa fotografi të bëra para gati 20 vjetëve.

Në secilën fotografi ajo ka lënë nga një mbishkrim, duke theksuar se ka pasur shumë paragjykues të cilët i kanë thënë se me këtë stil “nuk je mirë nga trutë”.  Njëjtë i thonë edhe sot, ka treguar këngëtarja.

“E shkreta thoshin, kushedi, nuk është mire nga trutë, edhe sot ata vazhdojnë thonë njësoj.  Jam e lumtur që kurrë, kurrë, po kurrë nuk i dëgjova paragjykuesit për asnjë moment. Ata punën e tyre, unë punën time.”, ka shkruar Gaçe.

Pjesë e këtyre fotografive janë edhe aktori nga Shqipëria Agron Lllakaj, dhe prezantuesja e emisionit Fiks Fare, Fiori Dardha, fotografi të bëra gjatë vitit 1998.

“Akoma jo” titullohet kënga e fundit e këngëtares 41 vjeçare, në të cilën mori pjesë në festivalin “Kënga Magjike 2015” ku rrëmbej çmimin kryesor./Insajderi

 

 

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark