Televizioni australian SBS, ka krijuar një listë të këngëve më të mira të Eurovisionit, e në mesin e tyre është edhe kënga e Aurela Gaçes “Feel The Passion”, shkruan KultPlus.
Duke filluar nga viti 1956 më këngën “Das alte Karussell” kënduar nga Lys Assia nga Zvicra, televizioni australian SBS ka krijuar një listë të këngëve ku publiku do të ketë mundësinë që të votojë për këngën më të mirë në top-listën e cila radhitë 40-të këngët më të mira të Eurovizionit.
Në mesin e tyre është edhe kënga “Feel The Passion” nga Aurela Gaçe. “Feel the Pasion” e kënduar nga Aurela Gaçe është kompozuar nga Shpëtim Saraci dhe me teks të Sokol Marsit. Kurse më të Aurela ishte prezantuar në vitin 2011 në Eurovizion.
Këtu mund të votoni për këngëtaren Aurela Gaçe që edhe ajo të jetë në mesin e 40 këngëve më të mira të Eurovisionit sipas televizionit australian SBS. www.sbs.com.au/programs/eurovision