×
  • Showbiz
  • Show

    Aurela Hoxha tregon arsyen pse nuk publikon kurrë foto me partnerin

    Insajderi
    13 October 2021 - 15:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Lajmi se Aurela Hoxha ishte bërë mama për herë të parë na habiti të gjithëve, pasi ndryshe nga vajzat e tjera të showbiz-it shqiptar, modelja e njohur u kujdes të mos jepte asnjw detaj nga jeta e saj private.

    Në Instagram-in e Aurelës gjeje vetëm foto me bikini nga pushimet, apo eventet e ndryshme, ndaj dyshimet u shtuan akoma më shumë se lajmi ishte “fake”.

    Mirëpo kur bukuroshja shqiptare u shfaq me të birin në krah, nuk kishte më vend për dyshime.

    E ftuar mbrëmjen e djeshme në “Natën me Aulonën”, ajo ka folur rreth shtatzënisë, të birit, bashkëshortit dhe shumë detajeve nga jeta private.

    Aurela u shpreh se fitoi shumë peshë gjatë shtatzënisë dhe u rikthye në linjat e saj 3 muaj pas solli në jetë të birin, ndonëse nga postimet në rrjetet sociale dukej më në formë se kurrë.

    Ndërkohë, e pyetur rreth partnerit dhe arsyes se pse nuk publikon foto me të, Aurela tha se nuk ndihet e detyruar ta bëjë këtë gjë.

    “Ka respektuar shumë zgjedhjet e mia dhe unë jam shumë e lumtur për këtë. Nuk mendoj se ka çifte që nuk ka zënka e probleme, por është një njeri që rrallëherë ndodhë që të më nervozojë. Edhe nëse e bën di të më qetësojë, është njeri shumë i mirë edhe ajo që vlerësoj më shumë është shpirti dhe mënyra si më bën të ndihem. Fakti që unë ndihem e plotësuar me të mjaton”, përfundoi Aurela duke thënë se nuk do të flasë shumë rreth partnerit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark