×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Australia kërcënon Italinë: Nëse e bllokon vaksinën AstraZeneca, do të marr masa

    Insajderi
    07 March 2021 - 16:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Nëse Italia bllokon dërgimin e 250 mijë dozave të vaksinës së Astrazenecas, Australia do të marrë masa.

    Në fakt, duket se kryeministri Australian Scott Morrison e ka marrë shumë seriozisht këtë çështje dhe kërcënon me hakmarrje.

    Shpagimi do të vijë në formën e bojkotimit të recetave më të famshme italiane të makaronave, duke nisur nga carbonara deri tek raguja.

    Gjithçka nisi me një mesazh në Twitter nga Naaman Zhou, gazetar i the Guardian, që publikoi në faqen e tij një foto me linguine duke shkruar në krah:

    “Përsa kohë Italia nuk dërgon 250 mijë doza të AstraZenecas, unë do t’i thyej në dysh këto makarona e do ti përgatis me një salcë me pana që do ta quaj carbonara”.

    Postimi u tij u konsiderua një fyera e madhe për këtë traditë të hershme gastronomike italiane.

    Në rrjet nuk vonoi shumë që të shpërthenin edhe kërcënime të tjera.

    Gazetarja Kate Silver, e BBC ironizoi në të njëjtën mënyrë: Unë makaronat e mia do t`i gatuaj me fruta deti, e do t`i hedhe sipër edhe djath kaçkavall”.

    Ndërkohë tani flitet edhe për embargo të ragusë, e madje sulmeve nuk i ka shpëtuar as pica e famshme italiane.

    Italia e bllokoi dy ditë më parë ngarkesën e vaksinës së AstraZenecas dhe Oksfordit që kishte për destinacion Australinë, ndërhyrja e parë kjo që kur BE-ja vendosi rregulla për nxjerrjen e vaksinave jashtë Bashkimit europian. /Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark