×
  • Sport
  • Botërori 2022

    Australia mposht Tunizinë – shtohet shpresat për kualifikim në raundin tjetër

    Insajderi
    26 November 2022 - 13:36

    Australia mposhti 0-1 Tunizinë falë një goli të shënuar nga Mitchell Duke në mesin e pjesës së parë.

    Sulmuesi 31-vjeçar që aktivizohet në Japoni, realizoi një gol shumë të bukur me kokë, i cili i dhuroi Australisë pikët e para në grupin D.

    Tunizia luftoi fort, ushtroi presion dhe krijoi disa mundësi të mira, por lojtarët e Jalel Kadri nuk ia dolën ta mposhtnin portierin Matheë Ryan. Francë-Danimarkë është përballja tjetër e raundit të dytë në këtë grup, sfidë që fillon në orën 17:00.

    Grupi D kryesohet momentalisht nga Franca dhe Australia me nga tri pikë, ndërkohë që Tunizia dhe Danimarka numërojnë nga një pikë për momentin.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark