Austria ka shpallur listën e lojtarëve që do të luajnë kundër Shqipërisë me datë 26 mars në Vjenë por dhe për takimin tjetër miqësor ndaj Turqisë.
Trajneri zviceran Marcel Koller, që ka rinovuar po gjatë ditës me Federatën Austriake të Futbollit dhe për eliminatoret e Botërorit Rusi 2018, ka përfshirë një risi për këto dy takime miqësore.
Pwr herë të parë është ftuar Alessandro Schopf i Schalke 04 ndërsa në listë pritje është edhe Florian Grielitsch, që luan për Werder Bremen.
Nga lista e shpallur nga trajneri zviceran bie në sy prania e shumë lojtarëve nga Bundesliga e Gjermanisë, mes të cilëve dhe Alaba i Bayern, Garics i Darmstadt apo Baumgartlinger i Mainz.
Ndërsa në listë është përfshirë dhe Janko i Bazelit, që është shok skuadra me Taulant Xhakën te Baseli.