×
  • Sport
  • Botërori 2022

    ​Autobusi i kombëtares së Zvicrës u aksidentua me një veturë të policisë

    Insajderi
    28 November 2022 - 17:33

    Autobusi i ekipit të Zvicrës u përplas me një veturë të policinë përpara ndeshjes me Brazilin këtë pasdite.

    Pamjet e filmuara nga udhëtimi i skuadrës drejt stadiumit tregojnë momentin kur vetura e policisë u godit nga prapa nga autobusi i Kombëtares së Zvicrës, transmeton KosovaPress

    Frika se dikush kishte pësuar lëndime mes lojtarëve dhe stafit në bord u hoq menjëherë pasi skuadra e kompletuar mbërriti në kohë në stadiumin “974” për ndeshjen e tyre në Grupin G.

    Shpejtësia e ulët e autobusit nënkuptonte se kishte pak mundësi për dëmtim të ndonjë lojtari.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark