×
  • Sport
  • Botërori 2022

    Autoritetet e Iranit kërcënojnë futbollistët para ndeshjes me Shtetet e Bashkuara të Amerikës

    Insajderi
    29 November 2022 - 17:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Autoritetet e Iranit i kanë kërcënuar lojtarët e tyre para ndeshjes ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës në kuadër të Kupës së Botës.

    E gjitha kjo si shkas i pakënaqësive të shprehura nga vetë futbollistët në ndeshjet e para, teksa në një moment refuzuan ta këndonin edhe himnin shtetëror.

    Siç tashmë dihet, vendi i tyre është duke u përballur me trazira tash e një kohë, diçka e cila nuk ka pasur se si të mos afektojë te lojtarët.

    Ndeshja Iran – ShBA luhet sonte në orën 20:00 dhe do të vendosë shumëçka në lidhje me kualifikimin tutje te skuadrave.

    Iranianët, para se të kërkojnë një rezultat pozitiv në këtë ndeshje, do të duhet të përpiqen t’i frenojnë pakënaqësitë gjatë 90 minutave.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark