16:50 - 24 Maj 2023

I pari që e ka lëshuar mbledhjen e Kryesisë, së LDK-së ku pritet të shpallen zgjedhjet e brendshme partiake ka qenë deputeti, Avdullah Hoti.

Në këtë mbledhje, me caktimin e datës së Kuvendit të ri Zgjedhor, LDK-ja hapë edhe garën për kandidaturat e reja zyrtare për kryetar të partisë.

Kuvendi i ri, përveç Kryetarit, pritet të nxjerrë edhe Kryesinë e re të partisë dhe organet tjera drejtuese.

Në LDK, një proces i brendshëm zgjedhor ka më shumë se një vit që është duke u zhvilluar në disa degë të partisë.

Kryetari aktual, Lumir Abdixhiku pritet që sërish të synojë drejtimin e partisë për një mandat të plotë, duke kërkuar besimin nga strukturat e reja të partisë të zgjedhura nga procesi i brendshëm në LDK, që përfundon me Kuvendin e ri zgjedhor.