×
  • Lajme
  • Lajme

    Avdyli pas akuzës së Speciales për Mustafën: Duhet shtuar se viktimat ishin pjesë e LDK-së së Rugovës

    Insajderi
    15 September 2021 - 19:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Deputeti i Listës GUXO që bën pjesë në Grupin Parlamentar të Vetëvendosjes, Haxhi Avdyli, ka reaguar pasi që Prokurori i Speciales, Cezary Michalczuk, paraqiti sipas tij disa fakte që e bëjnë Salih Mustafën përgjegjeës për krimet e pretenduara të kryera gjatë vitit 1999 në Zllash.

    Sipas Michalczuk, të gjitha viktimat e Salih Mustafës ishin shqiptarë dhe se sipas tij, “faji” i vetëm i tyre ishte që ishin pjesë e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

    Për këtë, Haxhi Avdyli ka thënë se këtu duhet shtuar se viktimat ishin pjeë e LDK-së së Ibrahim Rugovës, e sipas tij, jo të LDK-së së mëvonshme.

    “’Viktimat e Salih Mustafës ishin pjesë e LDK-së’. Veq duhet me shtu që ishin pjesë të LDK-së së Rugovës, e jo LDK-së së mëvonshme të tjetërsuar nga argatët e djallit”, ka shkruar Avdyli në llogarinë e tij në Facebook.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark