18:00 - 05 Korrik 2022

Avokati i Arif Lushtakut, Haxhi Millaku, tha se policët nuk i kanë pasur me vete tiketat për shqiptimin e gjobave.

Sipas tij, polici ka dashur t’i thotë djalit të gjeneralit “për Skenderaj unë jam boss”.

“Se ka pas me vete tiketën, i thirr kolegët e tjerë me ia pru që me ia shqiptu gjobën, me këtë dua të them se çka është, e ekspozon djalin e gjeneralit se “ja kush jam unë, unë jam autoriteti, ti se ke lidh rrypin, po unë nuk tlsho, për Skenderaj unë jam boss”, tha Millaku në T7.

Tre Lushtakët tashmë gjendet në paraburgim, nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “Sulm ndaj personit zyrtar”.

Të shtunën e kaluar ata dyshohet se kanë plagosur dy policë në Skenderaj, pas shqiptimit të gjobës ndaj djalit të Nuredin Lushtakut.