×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Avokati Koci del me propozim për zgjidhjen e rastit tronditës në Pejë

    Insajderi
    02 November 2022 - 18:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Avokati Arianit Koci ka reaguar pas ngjarjes që tronditi opinionin publik pasi një infermiere shihet duke e rrahur një grua të moshuar në shtëpinë e pleqve.

    Përmes një postimi në Facebook, Koci propozoi se përveç prokurorisë që po e heton rastin, duhet të krijohet edhe një komision hetimor i cili paralelisht e heton rastin, aq sa i jepet autorizim dhe aq sa e lejojnë ligjet pozitive.

    Shkrimi i plotë dhe pa ndërhyrje:

    1.
    Krimet ndaj të moshuarve por edhe ndaj fëmijëve bonjakë, kanë ndodhur edhe në vende shumë më të zhvilluara.
    Por, reagimi i shtetit në të gjitha rastet ka qenë adekuat: i ashpër, preciz, i plotë.
    Gjithnjë sipas dispozitave ligjore.
    Nuk mundet një krim me u luftu nga ana e shtetit, me shkelje të dispozitave ligjore.
    Prandaj, pa eufori, por me vendosmëri! Me dorë të hekurt.

    2.
    Përveç prokurorisë që po e heton rastin, duhet me u kriju edhe një komision hetimor i cili paralelisht e heton rastin, aq sa i ipet autorizim dhe aq sa e lejojnë ligjet pozitive.
    – Komisioni duhet të përbëhet prej zyrtarëve, pjesëtarëve të shoqërisë civile, juristëve eminent dhe profesionistëve të fushave përkatëse.
    – Në hetim duhet të futën të gjithē personat që kanë qenë në ndrrim, duke i përfshirë edhe udhëheqësit e atij institucioni.
    – Xhirimet duhet menjëherë të konfiskohen dhe të kontrollohen edhe rastet e tjera të ngjashme eventuale.
    – Të shfrytëzohet rasti dhe të kontrollohen të gjitha shtëpitë e të moshuarve në Kosovë.
    – Të ashpërsohen kriteret për dhënie të licencave.
    – Asnjë shtëpi e të moshuarve, mos të licensohet, pa e pasur të mbuluar çdo cep të hapësirës, përveç hapësirave që nuk lejohen me ligj.
    P.s
    Sipas informatave që i pranova e që nuk pata kohë t’i konfirmoj, zonja qenka nëna e dëshmorit.
    Për qëndrim në atë vend po paguajka para të majme.
    Përndryshe, jam i gatshëm që t’i asistoj kujdoqoftë për zbardhjen e plotë të këtij apo edhe rasteve tjera eventuale.
    Pa pagesë!

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark