×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Avokati Limani: Njëri nga të dyshuarit për dhunimin e 11-vjeçares është sulmuar në burg

    Insajderi
    30 January 2023 - 10:32

    Rasti i dhunimit të 11-vjeares në Prishtinë gjatë muajit gusht të vitit 2022, vazhdon të shkaktojë shumë reagime.

    Fitim Limani, avokat i të dyshuarit për dhunimin e 11-vjeares Ekrem Rexhepit, ka thënë se klienti i tij është sulmuar në burg. Këto deklarata ai i bëri gjatë një interviste për Euronews Albania.

    “Pozita e tij është e rënduar se dyshohet për 2 vepra penale që në kodin tonë penal konsiderohen si veprat më të rënda penale, dënimi është minimumi 10 vjet. Komunikimi është i vazhdueshëm, gjendja emocionale është e rënduar, pasi i mbrojturi im ka qenë i sulmuar në qendrën e paraburgimit në Prishtinë për shkak të rastit shumë të rëndë ku ai është përfshirë”, tha avokati.

    Ai u shpreh se 26-vjeçari Ekrem Rexhepi ka qenë i gatshëm që të bashkëpunojë me organet e rendit dhe u kemi servirur të gjitha provat në favor të tij.

    Ditë më parë Gjykata rrëzoi aktakuzën për dhunimin e 11-vjeares, kurse më pas Apeli e anuloi këtë vendim.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark