×
  • Lajme
  • Lajme

    AVONET kritikon partitë në Ferizaj që nuk morën pjesë në seancën për projektin “Bashkimi i Qytetit”

    Insajderi
    13 November 2018 - 13:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Rrjeti i OJQ-ve AVONET shpreh shqetësimin për mos pjesëmarrjen në seancën e jashtëzakonshme për projektin “Bashkimi i Qytetit”, kjo tregon se anëtaret e Kuvendit të Komunës së Ferizajt nuk janë të përgjegjshëm dhe llogaridhënës para qytetarëve si përfaqësues të qytetarëve.

    “Çdo projekt duhet të jetë i diskutueshëm para organeve vendimmarrëse dhe të jetë llogaridhënës para këtij organit. Mos pjesëmarrja e anëtarëve të Kuvendit të Komunës së Ferizajt nga radha e PDK-së, AAK-së, AKR-së dhe Nisma Socialdemokrate, tregon se këto grupe politike nuk bartin përgjegjësi, llogaridhënie dhe përgjegjshmërinë e tyre pran qytetarëve”, thuhet në njoftimin e kësaj OJQ-je.

    “Kërkojmë nga shefat e grupeve parlamentare që këtë pikë të rendit ta rikthejnë dhe të diskutojnë për ecurinë e një projektit të rëndësishëm për qytetin e Ferizajt. Mos pjesëmarrja në seanca dhe bojkotimi e tyre janë bërë shprehi tek anëtarët e kuvendeve komunale dhe kjo dukuri duhet që sa më parë të largohet”, përfundon komunikata. /Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark