×
  • Lajme
  • Insajderi

    Vjedhja e 2.1 milionë eurove nga Thesari i Shteti – Gjykata ia vazhdon paraburgimin Labinot Grudës

    Insajderi
    20 January 2021 - 16:49

    Labinot Grudës të dyshuarit për rastin e vjedhjes së 2.1 milionë eurove nga Thesari i Shteti i është vazhduar masa e paraburgimit prej 1 muaj, shkruan Insajderi.

    Këtë për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.

    “Ju njoftojmë se Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka marr aktvendim dhe të pandehurit L.G i ka vazhduar masën e paraburgimit prej datës 18 janar 2021 deri me datë 17 mars 2021”, ka deklaruar Gashi për Insajderin.

    Zyrtari i Departamentit të Thesarit, Labinot Gruda, ishte arrestuar në tetor të 2020-ës për kryerjen e transaksioneve ilegale. Gruda ka qenë i lidhur me Partinë Demokratike të Kosovës. Në të kaluarën, ka qenë drejtor në Komunën e Drenasit gjatë udhëheqjes së Ramiz Lladrovcit. Por, PDK-ja ka mohuar lidhjen e saj me Grudën. 

    Insajderi në tetor të 2020-ës, përmes një hulumtim ka hedhur dritë mbi një skemë të vjedhjes së shpërndarjes së mbi dy milionë euro nga Thesari i Shtetit.

    Ishte zbuluar se në këtë vjedhje është përfshirë firma e Astrit Zejnajt, vëllait të Argjend Zejnajt, ish-shef i kabinetit të Pal Lekajt, dhe anëtar i Kryesisë së AAK-së.

    Të gjithë këta janë të lidhur me firmën “LDA Group SH.PK. Kësisoj, kjo vjedhje lidhet me firma të njerëzve të fuqishëm të partive politike.

    Të premten e 9 tetorit, në ora 12:41, ishin ekzekutuar mbi 2 milionë euro, në mënyrë ilegale nga Thesari i Shtetit në llogarinë e kompanisë “LDA Group” Sh.P.K., me bazë në Llapushnik të Drenasit.

    E gjithë ngjarja kishte ndodhur për vetëm tetë minuta, sipas dosjes së Prokurorisë së Shtetit./Insajderi.org

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark