×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Azem Kurtajt i ndryshon masa e arrestit, Insajderi sjell detaje

    Insajderi
    16 March 2023 - 14:25

    Ish-pjesëtari i FSK-së, Azem Kurtaj është deklaruar i pafajshëm në seancën gjyqësore që është mbajtur sot për rastin e plagosjes së dy të rinjve në Shtërpcë, shkruan Insajderi.

    Gjykata ia ka ndërprerë masën e paraburgimit Azem Kurtaj dhe ia ka zëvendësuar me arrest shtëpiak.

    Lajmin e konfirmoi për Insajderin, avokati i Kurtajt, Naim Ferati.

    Është mbajtë seanca fillestare, klienti jonë është deklaruar i pafajshëm. Mbrojtja ka propozu ndërprerjen e masës së paraburgimit, gjykata ka vendos që masa e paraburgimit të ndërprehet dhe të zëvendësohet me arrest shtëpiak. Është liru nga paraburgimi dhe është dërgu në arrest shtëpiak“, ka thënë avokati Naim Ferati.

    Azem Kurtaj, pjesëtari i Forcës së Sigurisë së Kosovës dyshohet se me 6 janar ka shtënë me armë zjarri drejt dy serbëve në Komunën e Shtërpcës.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark