×
  • Lajme
  • Lajme

    Aziz Salihu mohon se ka kërkuar statusin e veteranit: Kurrë s’kam lypë për atë punë, veç për sportin

    Insajderi
    15 October 2018 - 10:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Para disa ditësh doli një lajm se ish-boksieri legjendar, Aziz Salihu kishte kërkuar që edhe emri i tij të futej në listat e veteranëve të UÇK-së.

    Por këtë e ka mohuar vetë Zizi, i cili ka sqaruar rastin në një prononcim për Insajderin, ku ka folur edhe për veteranët.

    “Unë jam me popullin. Unë kundër popullit nuk flas. Këta janë njerëz që gjithë i kam dashtë, i kam nderu, se e kanë çliru këtë vend. Aziz Salihu nuk flet kurrë keq”, ka thënë Salihu.

    Në lajmin që e demanton ish-boksieri kosovar, shkruhej se ai kishte folur edhe për futjen në listën e veteranëve të këngëtarëve Ilir Shaqiri dhe Violete Kukaj-Retkoceri, por Salihu e mohon edhe këtë.

    “Kurrë në jetën time s’i kam përmend. Nëse i përmendi, unë tregoj, nuk frigohem prej kurrkujt”, ka thënë Zizi.

    Ai më tej ka treguar edhe se si e ka pritur ai dhe familja e tij lajmin se Aziz Salihu po kërkon statusin e veteranit.

    “Lajmin e kam marrë vesh prej djalit dhe vajzës. U çudita atë ditë kur erdha nga Shkupi, se në Shkup isha atë ditë. Bile vajza ka qajtë. Tha “kqyrë çka ke ba”. Unë kurrë në jetë s’kam folë keq për shtetin tim”, është shprehur Salihu.

    Zizi ka thënë se atij i intereson që të gjithë të kenë rroga.

    “Mua më intereson që populli im të jetë i rahatuar, që të kenë të gjithë. Edhe një sakat, edhe një budallë, edhe një njeri i paaftë, edhe ai me pasë rrogë, të gjithë kam dëshirë me pasë rroga. Kur t’i jep pare popullit dikush, une gëzohna”, ka thënë Salihu.

    Në fund, ai ka thënë se krejt çfarë ka kërkuar, e ka bërë për sportin.

    “I rrahur, i malltretuar e i burgosur jam, kurrë s’kam lypë për atë punë, veç për sportin. Krejt bota e çmojnë sportistin më të madh në shtet”, ka përfunduar Salihu. /Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark