×
  • Lajme
  • Insajderi

    Babai dhe djali tentojnë ta vrasin dhëndrin në Pejë

    Insajderi
    12 June 2021 - 08:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Në dhjetor të vitit 2017 ishte bërë një tentim vrasje në rrugën UÇK në qytetin e Pejës. Babi dhe djali kishin shtënë në drejtim të dhëndrit të tyre.

    Këtë rast që ka ndodhur para katër vitesh, viktima e ka raportuar gjatë ditës së djeshme në Policinë e Kosovës, shkruan Gazeta Insajderi.

    Viktima kishte treguar se ai ishte qëlluar me armë zjarri sa ka qenë në veturë.

    “Rr. UÇK-së, Pejë dhjetor 2017-NN.  Me 11.06.2021 viktima mashkull  kosovar ka raportuar se në dhjetor 2017, pas një mosmarrëveshje, dy të dyshuarit  babai dhe vëllai i bashkëshortes së tij, të dyshuarit meshkuj  kosovarë,  kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tij derisa ka qenë në veturë”, thuhet në njoftimin e policisë.

    Nga ky tentim vrasje viktima kishte pësuar edhe lëndime trupore. 

    “Si pasojë, i nijeti kishte pësuar lëndime trupore dhe i ishte dëmtuar vetura (sipas deklaratës së tij). Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftim. /Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark