×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Babai i Glauk Konjufcës tregon se kush janë dy shqiptarët që e rrahën në burgjet serbe

    Insajderi
    06 November 2022 - 18:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Tortura në burgjet serbe përjetuan shumë aktivistë shqiptarë, që pavarësisht mënyrave e formave të torturave, shumë prej tyre i rezistuan për të mos u thyer nga regjimi në atë kohë.

    Të tilla tortura i përjetoi edhe aktivisti shqiptar, Sherif Konjufca, i cili në emisionin “n’Demos” ka treguar se dhimbjen më të madhe e ka ndjerë nga dy shqiptarë që punonin në anën e armikut.

    “Vështirë ka qenë çdo kund, vështirë ka qenë faza e parë e hetimeve në Prishtinë, unë e kam pasur një ekip të hetuesve serbë e malazezë, më 7 janar në festën e tyre ata një rend pinin raki, e një rend më jepnin mua dajak, gjatë tanë kohës. Shkon dy tri javë ditë, u vlerësua puna e tyre si e pasuksesshme, dhe m’i bijnë dy shqiptarë hetues, tepër të dhunshëm, tortura të tmerrshme që kam pësu prej tyre, unë i kërkoja ata serbët e malazezët që me i pas hetues se ata na rrihnin më butë. Shqiptarët kanë qenë të gjatë dy metra, e sa herë më qëllonin shuplak më rrëzonin më dy gjuj në tokë”, ka deklaruar Konjufca.

    Ai ka rrëfyer momentet e dhimbshme me nënën e tij, gjatë vizitave që i bënin në burg. Ndërsa, ka zbuluar se njërin prej torturuesve shqiptar i ka takuar edhe pas luftës, e që ka informacione edhe për vendin se ku jetojnë.

    “Kur vinin familjarët me më vizitu, i laja rrobat e u jepsha të lagta, nëna me pyeste pse po na sjell rrobat e lagura, nuk mund të tregoja se ka qenë të gjitha të lara në gjak. Ata dy hetues që më kanë rrahur kanë qenë Zymer Zymeri, i madhi, i zhvilluari, dhe Luz Gashi. Zymeri ka qenë hetues edhe i Metush Krasniqit, trurit të Lëvizjes Kombëtare, i cili si pasojë e torturës së tij ka vdekur. Ai i ka torturuar me qindra të burgosur të tjerë, ishte me prejardhje prej Lekës së Keqe, gjallë është e shof ndonjë herë në qytet, kur pata dal prej burgut jam takuar ballë për ballë me të, e kishte vendosur dorën në revole si shenj kërcënimi. Ndërsa, me Luzën nuk jam takuar, ai ka shkuar në perëndim diku, ishte zhvendosur në Kroaci një kohë”, është shprehur Sherif Konjufca, njëherit babai i kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark