×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Babai i Hashim Thaçit ndjek fjalimin e Edi Ramës në Këshill të Evropës

    Insajderi
    12 October 2022 - 17:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Teksa kryeministri Edi Rama, ka folur në Këshillin e Evropës në Strasburg, kundër raportit të Dick Marty, babai i ish-presidentit Hashim Thaçi e ka ndjekur atë direkt.

    Ndërkohë Artan Hoti, bashkëluftëtar i Thaçit, në një intervistë për Euronews Albania, nga Buroja, ka treguar se si është pritur fjalimi i Ramës.

    Hoti i cili e ndoqi fjalimin  e kreut të qeverisë shqiptare së bashku me babanë e Thaçit, u shpreh se shqiptarët nga Kosova, Ramën kanë vëlla.

    “Emocionet janë të jashtëzakonshme. Unë e falënderoj në emrin tim personal dhe në emrin e të gjithë ish-çlirimtarëve të fshatit Burojë Edi Rama. Kosovarët e kemi të gjithë vëlla Edi Ramën. Po mbështet gjithmonë ish-çlirimtarët e Kosovës. Nëse s’do ishte UÇK, Serbia nuk do ishte larguar që këtu”, ka thënë ai.

    “Nga fjalimi i Ramës, më shumë më bëri përshtypje se i tregoi ndërkombëtarëve se Dick Marty bëri një shpifje ndaj UÇK-së. Edhe sot në Kosovë nuk bëhen transplante organesh. E dinë Europa dhe bota që UÇK-ja nuk ka qenë terroriste. Presim dhe e dimë që janë të pafajshëm, na kanë marrë në qafë gënjeshtrat”, theksoi ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark