×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    Babai i Kristit fyen rëndë produksionin pas hyrjes së Sabianit në BBV

    Insajderi
    06 March 2023 - 09:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Hyrja e Sabianit në Big Brother Vip ka ndryshuar dinamikat në shtëpinë më të ndjekur në Shqipëri, kryesisht lojën e Kristit dhe Keisit.

    Sabiani është shprehur haptas kundër romancës së Kristit me vajzën e tij, Keisin dhe me sa duket këngëtari ka për qëllim të largojë Keisin nga Kristi.

    Por çfarë mendon babai i Kristit për hyrjen e Sabianit në shtëpi?

    Në një live në rrjetet sociale, Robert Aliaj ka thënë se produksioni e ka fajin për hyrjen e Sabianit në shtëpi, ndërsa ka thënë se ai nuk do të pranonte të bëhej pjesë e lojës.

    Sakaq Roberti ka thënë ndër të tjera se përgjegjësia është dhe individuale duke thënë se Sabiani ka dashur të bëjë diçka të tillë, e prandaj ka pranuar ftesën për të hyrë në shtëpi.

    “Big Brother është një tualet publik dhe as që mendoj që do të bëhem pjesë. Faji është i produksionit sepse ata zgjedhin se cilët njerëz fusin brenda, por përgjegjësia është gjithashtu e shpërndarë, është edhe e individëve që marrin pjesë”, ka thënë Roberti.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark