![](https://a3748898.delivery.rocketcdn.me/wp-content/themes/insajderi-org/logo/menu-insajderi.png)
Mesfushori i Juventusit, Paul Pogba, dëshiron që të luaj në një ligë më të fortë. Kështu ka thënë babai i tij, duke shtuar kështu zërat që Pogba mund të largohet nga Juventusi që këtë verë.
“Ai në fund do të vendosë se për cilin ekip do të luaj,” ka thënë babai i Pogbas, duke e cilësuar si “interesante” mundësinë që Pogba të transferohet tek Real Madridi, shkruan Goal.com.
Edhe agjenti i Pogbas ditë më parë ka pranuar se ai ka takuar drejtues të klubit spanjoll por ka shtuar se nuk ka asnjë vendim deri më tani për të ardhmen e lojtarit.
Përveç Realit, interesim për të raportohet të ketë shfaqur edhe Manchester United, Manchester City e klube të tjera./Insajderi.com