×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Babai vret vajzën 1 vjeçe e gjysmë më sëpatë

    Insajderi
    05 January 2023 - 16:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një ngajrje e rëndë ka tronditur kryeqytetin e Kroacisë, Zagrebin, mbrëmjen e ditës së mërkurë 4 janar.

    Mediat vendase bëjnë me dije se një burrë i moshës 41-vjeçare ka sulmuar me sëpatë ish-bashkëshorten dhe vajzën e mitur një vjeçe e gjysmë. Si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital vajza e vogël, ndërkohë që ish-gruaja ka mundur të mbijetojë.

    Pasi kreu sulmin, 41-vjeçari është larguar me shpejtësi për t’i shpëtuar policisë. Gjatë ndjekjes nga forcat speciale ai u përplas për vdekje nga një kamion.

    Autori, Goran Knezheviç është një personazh i njohur për policinë, pasi ka qenë në burg për grabitje.

    Në vitin 2009, ai ishte pjesë e një grupit prej pesë anëtarësh që grabiti dy zyra postare dhe pesë automate në Kroaci.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark