×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    “Bad News Eagles” me duel të vështirë të mërkurën, përballen me ekipin e tretë më të mirë në botë

    Insajderi
    10 May 2022 - 22:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ekipi Bad News Eagles nesër (e mërkurë) do të zhvillojë një ndeshje shumë të rëndësishme në kuadër të turneut më të madh të CS:GO, PGL Antwerp Major, pasi do të takohet me njërin nga ekipet më të mira të botës për momentin, ENCE.

    Duke filluar nga ora 19:30, Bad News Eagles do të përballet me ekipin e tretë në ranglistën botërore të CS:GO, ENCE, pasi të dyja ekipet mbajnë serinë me rekord të ndeshjeve prej 2-1 (dy fitore, një humbje), ku fituesi i kësaj ndeshje do të sigurojë kualifikimin për në fazën tjetër të majorit ‘Legends Stage’, ndërsa ekipi humbës do të ketë edhe një mundësi të fundit për t’u kualifikuar.

    Vlen të ceket se kjo është hera e parë që këto dy ekipe takohen me njëra-tjetrën.

    Faza e ‘Legends Stage’ do të mbahet me audiencë të drejtpërdrejtë në Antwerp të Belgjikës, ku fansat do të mund të përkrahin ekipet e tyre nga afër.

    Ndeshjen e Bad News Eagles kundër ENCE, mund ta ndiqni nesër (e mërkurë) në kanalet zyrtare të PGL në platformat Twitch dhe Youtube, si dhe në kanalin e streamerit Xhoci me komentim në shqip.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark