×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    “Bad News Eagles” me ndeshje të vështirë sot, përballet me ekipin e tretë më të mirë në botë

    Insajderi
    11 May 2022 - 10:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    “Bad News Eagle” sot do ta zhvillojë një ndeshje shumë të rëndësishme në kuadër të turneut më të madh të CS:GO duke u takuar me njërin nga ekipeve më të mira të botës për momentin, ENCE.

    Duke filluar nga ora 19:30, ekipi shqiptar do të përballet me ekipin e tretë në ranglistën botërore të CS:GO, ENCE, pasi të dyja ekipet mbajnë serinë me rekord të ndeshjeve prej 2:1 (dy fitore, një humbje), ku fituesi i kësaj ndeshje do të sigurojë kualifikimin për në fazën tjetër të garës.

    Kurse, ekipi humbës do të ketë edhe një mundësi të fundit për t’u kualifikuar.

    Vlen të ceket se kjo është hera e parë që këto dy ekipe takohen me njëra-tjetrën.

    Ndeshjen e “Bad News Eagles” kundër ENCE, mund ta ndiqni sot (e mërkurë) në kanalet zyrtare të PGL në platformat Twitch dhe Youtube, si dhe në kanalin e streamerit Xhoci me komentim në gjuhën shqipe.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark