×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Bajoku mposhtet por fiton medaljen e bronztë

    Insajderi
    30 June 2022 - 21:19

    Boksieri ynë, Shpejtim Bajoku, dëshmoi edhe sonte se ka të ardhme të ndritur, pavarësisht se fitorja në fund i takoi algjerianit, Jahia Abdelli, që kishte përkrahjen e fuqishme të tifozëve vendas.

    Meçi i takonte gjysmëfinales së kategorisë -63 kilogramë në boks në Lojërat Mesdhetare Oran 2022.

    Boksieri ynë e fitoi raundin e parë, por që dy raundet në vijim sipas gjyqtarëve i takuan algjerianit.

    Sidoqoftë, Bajoku kishte siguruar medaljen e bronztë mbrëmë, të parën për Federatën e Boksit të Kosovës në Lojërat Mesdhetare, medalje kjo të cilën do ta pranojë në ditët në vijim.

    Kosova deri më sot ka pesë medalje, dy të arta dhe të bronzta nga xhudo dhe një e bronztë nga boksi.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark