×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Bajqinovci tregon se a ka përçarje brenda Vetëvendosjes

    Insajderi
    22 February 2023 - 23:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci i ftuar në ‘Prime Time’ në Kanal 10 ka folur për pakënaqësitë brenda Lëvizjes Vetëvendosje.

    Bajqinovci tha se në media përflitet për përçarje brenda Vetëvendosjes, por që nuk ekziston diçka e tillë.

    “Nuk ka kurrfarë përçarje dhe kurrfarë probleme brenda Lëvizjes Vetëvendosje. Gjithçka me Haki Abazin është sqaruar. Kjo tashmë është tejkaluar dhe unë besoj që gjithçka ishte në media për këtë çështje”, u shpreh Abazi.

    Ai tha se nuk dëshiron të flas për rastin Dehari sepse është shumë i ndejshëm.

    “Vetëm një gjë nuk kisha dashur të diskutoj, rastin Dehari. Mua nuk më takon të flas për rastin Dehari se kush çka ka thanë. Ne po presim nga Prokuroria të dimë pse janë hup ato mosta, kush i ka marrë dhe çka ka ndodhë”, tha ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark