×
  • Lajme
  • Lajme

    Bajrami: Nisma do të funksionojë si grup i vetëm parlamentar

    Insajderi
    20 June 2017 - 12:53

    Ish-shefja e Grupit Parlamentar të Nismës për Kosovën, Valdete Bajrami, e ka konfirmuar për Gazetën Insajderi se deputetët e tyre do të funksionojnë si grup i vetëm parlamentar.

    “Nisma për Kosovën në këtë legjislatur do të ketë numër më të madh të deputetëve sesa në legjislaturën e kaluar dhe kjo tregon qartë se Nisma ka pasur rritje për 40%”, ka thënë Bajrami për Insajderin.

    Ajo ka thënë se këtë gjë e kishte paralajmëruar edhe vetë lideri i Nismës, Fatmir Limaj, gjatë fushatës elektorale.

    “Kryetari Limaj qysh gjatë fushatës zgjedhore ka deklaruar se deputetët e Nismës për Kosovën do të funksionojnë si grup parlamentar më vete”, ka shtuar ajo.

    Nisma kishte lidhur koalicion parazgjedhor qysh moti me AAK-në e Ramush Haradinajt. Gjithashtu, këto dy parti ishin bërë bashkë edhe me PDK-në një koalicionin parazgjedhor për zgjedhjet e parakohshme parlamentare që u mbajtën më 11 qershor.

    I njohur si koalicioni PAN, i fitoi zgjedhjet, duke u ndjekur nga  Lëvizja Vetëvendosje në vendin e dytë dhe koalicioni  LDK-AKR-Alternativa-Lëvizja për Drejtësi, e cila doli në vendin e tretë./Insajderi.com

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark