×
  • Sport
  • Sport

    Balaj shënon dhe ndëshkohet me të kuq pas dy minutash

    Insajderi
    02 March 2016 - 20:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Për të dyja skuadrat shënuan futbollistë shqiptarë, Amir Rrahmani për Splitin dhe Bekim Balaj për Rijekën, me shkodranin që u bë protagonist edhe me një karton të kuq, raporton Insajderi.

    Sulmuesi i Kombëtares shqiptare është ndëshkuar edhe më karton të kuq vetëm dy minuta pasi shënoi golin e fitores për skuadrën e tij, Rijeka, ndaj ekipit të Amir Rrahmanit i cili po ashtu shënoi nga penalltia për skuadrën e RNK Split-it.

    Dueli mes dy skuadrave të shqiptarëve në Kroaci u zhvillua të mërkurën në kuadër të ligës elitare kroate, të cilën e fitoi Rijeka.

    E para në avantazh kaloi Rijeka me golin e sulmuesit zviceran Mario Gavranovic, derisa në minutën e fundit të pjesës së parë barazoi rezultatin futbollisti nga Prishtina, Amir Rrahmani.

    Në pjesën e dyte doli në skenë shkodrani, Bekim Balaj i cili shënoi në minutën e 74-ërt dhe vetëm dy minuta më pas u ndëshkua me të kuq për shkak të një ndërhyrjeje të ashpër në futbollistet vendas.

    Rijeka më këtë fitore mbetet në garë për titull, duke qenë përcjellësja e parë e Dinamo Zagrebit që është në krye. Ndërsa, Spliti ndodhet në vendin e katërt më 36 pikë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark