Ballkani ka shkruar historinë e futbollit kosovar. Është bërë skuadra e parë kosovare që ka fituar një ndeshje në Ligën e Konferencës.
Këtë të arritur Ballkani e realizoi duke shënuar fitore dramatike 3:4 kundër Sivassporit në udhëtim në kuadër të Grupit G, raporton Demokracia.com.
Me këtë fitore, Ballkani ngritet në pozitën e dytë me katër pikë, kurse Sivasspori bie në të tretin me po aq pikë.
Ndeshja tjetër e këtij grupi luhet mes Slavia Prahës (4 pikë) dhe Clujit (1 pikë) nga ora 21:00.
TABELA E GRUPIT G: