Ballkani edhe pse ishte në epërsi nga pjesa e parë, pësoi humbje në fund me rezultat 2-1 nga Sivasspor në “Fadil Vokrri” në kuadër të xhiros së katër të fazës së grupeve.
Fillimi i ndeshjes ishte i qetë me të dy skuadrat që kërkonin hapësira në mbrojtjen e njëra tjetrës, duke mos qenë të rrëzkshme.
Në minutën e 36-të erdhi edhe goli, ku Korenica luajti bukur me Armend Thaqi që gjuan nga 20 metra për të shënuar për 1-0.
Edhe pjesën e dytë Ballkani e nis në sulm me dy raste të mira me Rrahmanin dhe Krasniqin, me këtë të fundit që ishte i vetëm me portierin, por gjuajti në trupin e portierit.
Në minutën e 72-të, Sivasspori barazoi rezultatin. Ishte Hakan Arslan që shënoi me kokë për 1-1.
Pas dhjetë minutash sërish turqit gjetën golin, kësaj radhe me Karol Angielskin, që devijoi një top nga zona për 2-1.
Deri në fund Ballkani u lëshua në sulm për të kërkuar golin e barazimit, por pa sukses.
Më i miri te Ballkani sipas vlerësimit të “SofaScore” ishte Armend Thaqi, i cili u vlerësua em notën 7.6.
Kurse, vlerësimin më të ulët te kampioni i Kosovës, e kishte Emërrlahu, i cili u vlerësua me notën 6.5.
Sivasspori dhe Cluj tani kanë nga shtatë pikë, ndërsa Ballkani dhe Slavia nga katër pikë.