×
  • Sport
  • Sport

    Ballkani lëshon pikë kundër Ferizajt, Gjilani dhe Llapi ndajnë pikët – Trepça ‘89 rikthehet te fitorja

    Insajderi
    19 March 2023 - 15:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kanë përfunduar edhe tri ndeshjet e fundit të javës së 26-të në Superligën e Kosovës në futboll.

    Ballkani regjistroi ndeshjen e pestë radhazi në kampionat pa fitore, pasi sot luajti baras me Ferizajn. Ndeshja u mbyll pa gola.

    Kampioni në fuqi mbetet i dyti në tabelë me 51 pikë, një më pak se skuadra lidere, Drita.

    Derbi i kësaj jave mes Gjilanit dhe Llapit u mbyll gjithashtu me barazim, 2:2.

    Albert Dabiqaj dhe Shend Kelmendi shënuan për gjilanasit, kurse Fernandinho dhe Francisco Rivera për llapjanët.

    Gjilani tani ka 40 pikë dhe renditet i treti në tabelë, kurse Llapi është i pesti me 33 pikë.

    Trepça ’89 u rikthye te fitorja këtë javë, pasi mposhti 2:1 Dukagjinin në Mitrovicë. 

    Abdullah Oyekanmi dhe Ardian Muja ishin autorët e golave të fitores për mitrovicasit.

    Golin e vetëm klinasve ia dhuroi Ahmet Haliti, i cili shënoi autogol.

    Trepça ’89 tani ka 29 pikë dhe pozicionohet në vendin e tetë në tabelë, kurse Dukagjini është i gjashti me 32 pikë. /Gazeta Express/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark