×
  • Sport
  • Sport

    Ballkani mohon pretendimet e Dritës për sulm fizik: Gënjeshtër, tentuan të fabrikojnë situata të pa qena

    Insajderi
    21 April 2024 - 15:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ballkani dhe Drita luajnë baras ditën e djeshme në duelin e xhiros së 30-të.

    Suharekasit shmangën humbjen në minutën e fundit të ndeshjes, falë një goli të Nazmi Gripshit.

    E pas ndeshjes, u raportua për një incident në zhveshtoret e stadiumit të Ballkanit, ku pretendohej se u sulmuan disa zyrtarë të klubit të Dritës.

    Lidhur me këto pretendime ka reaguar klubi i Ballkanit, ka ka mohuar rastin, duke thënë se nuk është aspak e vërtet se dikush u sulmua nga stafi i klubit suharekas.

    Kampioni e ka quajtur një gënjeshtër deklararimin e drejtorit të Dritës, Feti Murselaj, duke thënë, madje përkundrazi, thekson Ballkani se ata kanë ndërtuar raporte të shkëlqyera me Dritën ndër vite.

    Njoftimi i plotë:

    Sqarim për gjithë opinionin futbolldashës,

    Absolutisht nuk është e vërtetë se dikush dje në Suharekë, është sulmuar nga stafi i FC Ballkanit.

    Assesi nuk kalon tendenca për t’i dhënë ngjyrim të tillë një klubi të dëshmuar për korrektësi e mikpritje, në Kosovë e Europë.

    Nuk i takon një klubi si Drita, që në afekt të emocioneve nga forma se si rodhi ndeshja, zyrtarët e tyre të mundohen të fabrikojnë situata të pa qena.

    Deklarimi i drejtorit të Dritës, Feti Murselajt për sulm nga zyrtarët tanë, është gënjeshtër!

    Askush nga klubi i Dritës nuk është sulmuar nga anëtarët e klubit tonë!

    Përkundrazi, ndër vite kemi ndërtuar raporte të shkëlqyera me Fc Dritën, teksa tifozëve të tyre gjithmone u kemi bërë vend në stadiumin tonë, edhe pse në Gjilan ata nuk na i kanë lejuar tifozët tanë.

    Ballkani do të vazhdojë të mbetet si gjithmonë, shembull i një klubi dinjitoz

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark