×
  • Sport
  • Sport

    Ballkani vazdhon me fitore – mposht me rezultat të ngushtë Malishevën

    Insajderi
    09 October 2022 - 15:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ballkani ka fituar me rezultat të ngushtë 2-1 në shtëpi ndaj Malishevës në ndeshjen e vlefshme për javën e 10-të në Albi Mall Superliga e Kosovës.

    Kampioni aktual i Kosovës ka vazhduar me fitore në kampionat, duke siguruar triumfin e katërt radhazi.

    Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominim absolut të vendasve, të cilët përveç rasteve arritën të shënojnë edhe dy gola.

    Goli i parë erdhi në minutën e 17-të dhe ishte Ermal Krasniqi, i cili shënoi nga pika e bardhë për 1-0, ndërsa në minutën shtesë të pjesës së parë shënoi Qëndrim Zyba për 2-0.

    Në pjesën e dytë, përsëri Ballkani ishte skuadër më e mirë, menaxhoi lojën, por vetëm mysafirët shënuan gol.

    Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 80-të me anë të Agon Xhakës, i cili shënoi për 2-1 dhe ky doli të ishte rezultati përfundimtar.

    Pas kësaj fitore, Ballkani e sheh veten në pozitën e dytë me 21 pikë apo tri më pak se Drita, por me dy ndeshje më pak të luajtura, ndërsa Malisheva renditet e nënta me tetë pikë.

    Në ndeshjen e ardhshme, kampioni luan në udhëtim te Dukagjini, ndërsa Malisheva udhëton te Drenica.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark