Ballkani i Ilir Dajës nuk po ndalet me fitore në Superligë. Dukagjini i Klinës ishte “viktima” e radhës për suharekasit.
Gripshi, Kryeziu e Tolaj ishin golashënuesit e Ballkani në fitoren e sotme, ndërsa Hugo realizoi golin e nderit për klinasit.
Me këtë fitore, Ballkani dimëron si kampion, ani pse kanë mbetur edhe dy javë deri në gjysëm e kampionatit.
Ballkani në këtë ndeshje u paraqit pa dy yjet e saj, Dellova e Zyba që mbrëmë ishin të angazhuar në ndeshjen e Kosovës.