×
  • Sport
  • Sport

    Ballkani zhgënjen në pjesën e dytë – mposhtet nga Sivasspori

    Insajderi
    13 October 2022 - 22:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ ka përfunduar ndeshja mes Ballkanit dhe Sivasspor me rezultat 1-2.

    Kampioni në fuqi i Kosovës përkundër humbjes përsëri arriti të tregoi paraqitje shumë të mirë, duke mos u treguar aspak inferiore, ndërsa pothuajse gjatë gjithë takimit ishte më dominuese në fushë.

    Të parët që kaluan në epërsi ishin suharekasit me anë të mbrojtësit, Armend Thaqi. Ai realizoi në minutën e 36’të pas një goditje shumë të mirë nga jashtë zonës.

    Klubi nga Suhareka pas kësaj pati mundësi shumë të mira të realizonte edhe golin e dytë. Sidomos, gjatë pjesës së dytë përmes Ermal Krasniqit, i cili ballë për ballë me portierin dështoi të shënoi.

    Kjo i kushtoi shumë skuadrës së drejtuar nga Ilir Daja, pasi u përsërit ligji i pashkruar në futboll: ”Kur nuk shënon, pëson.”

    Mysafirët gjetën golin e barazimit në minutën e 72’të me anë të mesfushorit, Hakan Arslan. Ndërkaq, përmbysën gjithçka dhjetë minuta më vonë pas golit të realizuar nga sulmuesi, Karol Angielski.

    Pas kësaj fitoreje Sivasspor ngjitet në vendin e parë në grupin G me shtatë pikë, aq sa ka edhe CFR Cluj. Kurse, me nga katër pikë mbeten Slavia Prague dhe Ballkani.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark