×
  • LifeStyle
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Banesa në bregdet vetëm dy orë larg Prishtinës

    Insajderi
    13 October 2020 - 14:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kompania “Uni Projekt”, nga Prishtina tashmë është në përfundim të objektit turistik në plazhin e Talës në Shqipëri.

    Tale, ndodhet vetëm 12 kilometra larg Milotit. Nga Prishtina atje mund të arrihet për dy orë.

    Talja është një destinacion krejtësisht i ri për t’u zbuluar. Pastërtia e ujit dhe rërës, hapësirat e bollshme publike dhe çmimet e favorshme, janë arsyet pse duhet të keni një apartament në Tale.

    Kompania “Uni Projekt”, është në finalizim të objektit të ndarë në apartamente nga 52 deri në 67 metra katrorë. Ndërtimi, është strukturë ekologjike nga stiropori.

    Plazhi i Tales në Lezhë është një zonë e virgjër gati-gati e panjohur për shumë kënd, por që kohët e fundit ka filluar të frekuentohet nga pushues të shumtë.

    Ndërtimet në zonë janë fare të rralla. Ndërtimi po kryhet me kritere të rrepta urbanistike të cilat nuk lejojnë objekte banimi më afër së 250 metra nga vija bregdetare.

    Plazhi i Tales shtrihet në një vijë bregdetare rreth 9 kilometër me një gjerësi rëre që shkon nga 100 në 150 metër duke filluar nga cepi i lagunave deri në fillim të derdhjes së lumit Mat.

    Vlerësohet si një plazh familjarë dhe që mund të ndjesh shumë privatësinë dhe qetësinë. Mjekët në Shqipëri e rekomandojnë për sëmundje të shumta për shkak të nivelit të lartë të jodit që ka.

    Pikërisht në këtë zonë, kompania ndërtimore “Uni Projekt”, e cila përvojën e saj shumëvjeçare e ka sjellë nga Austria, është duke ndërtuar një bllok apartamentesh luksoze.

    https://www.facebook.com/uniprojektks/

    Pjesa e parë e ndërtimit pritet të përfundojë në në fund të këtij viti. Derisa, pjesa e dytë në fund të vitit 2021.

    Për më shumë informata: +38344193488

    +38344909300

    OP-ED
    Nga Rubrika
    LifeStyle
    18 April 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark