×
  • Showbiz
  • Show

    Banori i ‘Big Brother Vip’ bën deklaratën për “Për’puthen”: Gjithçka aty është me skenar

    Insajderi
    14 October 2021 - 12:47

    “Big Brother VIP” ka vendosur të dënojë katër banorë të cilët gjatë javës së shkuar kanë thyer rregulla të rëndësishme të shtëpisë.

    Paloma, Iliri, Fifi dhe Arditi do të ”vuajnë dënimin” e tyre në një pjesë të shtëpisë, përtej luksit dhe pa asnjë komunikim me banorët e tjerë.

    Teksa përshtatet me kushtet e reja, Arditi ka komentuar në Dhomën e Rrëfimit edhe njërin prej produksioneve të “Top Channel”.

    Ai ka deklaruar se “Për’puthen” krijohet mbi bazën e një skenari dhe se ai e njeh Tean dhe e dinte lidhjen e saj jashtë programit.

    “Unë e njoh Tean dhe e dija që në fillim që ajo ishte në një lidhje me Beartin, gjithçka aty është me skenar”, tha Arditi.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark