Përfundon në barazim 3-3 takimi Bayern Munchen-Arminia Bielefeld. Skuadra mike zhvilloi një ndeshje pozitive dhe ia doli të merrte një pikë të rëndësishme për objektivin mbijetesë në fushën e kampionëve të Gjermanisë.
Holandezi Vlap dhe Amos Pieper i dhuruan avantazhin e dyfishtë Arminias në pjesën e parë. Djemtë e Flick reaguan në fraksionin e dytë dhe shkurtuan rezultatin falë një goli shumë të bukur të Lewandowskit (48′).
U duk se nisi përmbysja e madhe, por miqtë shënuan sërish një minutë më vonë me anë të Christian Gebauer. Bayerni rriti marsh dhe ia doli të evitonte humbjen falë realizimeve të Corentin Tolisso dhe Alphonso Davies.
Përfundimisht 3-3, rezultat që gëzon Arminia Bielefeld, ekip që renditet në vendin e tretë nga fundi. Bayerni vijon të kryesojë Bundesligën me 49 pikë. Diferenca me Leipzigun e vendit të dytë është ngushtuar në pesë pikë.